NJU JORK – Të mbijetuarit që kanë nevoja aksesi në shtëpitë e tyre për shkak të Uraganit Sandy, veçanërisht të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara, janë të inkurajuar të kontaktojnë me Agjencinë Federale të Menaxhimit të Emergjencave (FEMA). FEMA mund t’i ndihmojë nëse nuk funksionojnë mirë ashensorët apo energjia elektrike, edhe nëse struktura vetë nuk ka pësuar dëme.

Banorët që jetojnë në ndërtesa me ashensorë që nuk funksionojnë apo zona të përbashkëta ku nuk mund të hyjnë dot, mund të kualifikohen për të marrë nga FEMA ndihmë të përkohshme për qira ose ndihmë tjetër që lidhet me katastrofën. Edhe personat që kanë probleme aksesi gjatë kohës që presin pagesën e sigurimeve, mund të kualifikohen për të marrë ndihmë.

Ndërtesat me kushte të pasigurta si p.sh. me probleme energjie elektrike në zonat e përbashkëta, ashensorë që nuk punojnë dhe hyrje ndërtesash ku aksesi është i vështirë, mund të paraqesin vështirësi për banorët, veçanërisht për ata me aftësi të kufizuara ose me probleme shëndetësore që e kanë të vështirë të përdorin shkallët.

Specialistët e FEMA-s po shqyrtojnë lagjet e prekura nga Uragani Sandy për t’u siguruar që të mbijetuarit me nevoja të veçanta fizike apo që kanë probleme me lëvizjen të kenë akses të barabartë dhe të marrin përfitime të barabarta nga programet e FEMA-s. Ata do të punojnë sipas rastit për të ndihmuar të mbijetuarit me nevoja funksionale dhe nevoja të veçanta për akses për t’u siguruar që ata të marrin ndihmën që u përket.

Ndërkohë që FEMA vazhdon përpjekjet e kontaktit në terren, të mbijetuarit nxiten të telefonojnë linjën e asistencës së FEMA-s

800-621-3362 (me zë, 711/në gjuhën e shenjave) ose TTY 800-462-7585.  Qendrat e telefonatave janë të disponueshme nga ora7:00 paradite deri në 01:00 të natës EST, shtatë ditë në javë. 

Originally posted here:  

Të mbijetuarit e uraganit Sandy që kanë nevoja aksesi në shtëpitë e tyre duhet të kontaktojnë me FEMA-n